Prej tre vitesh nuk fal asnjë të burgosur, Vjosa Osmani me “dorë të hekurt” në Kosovë

Aktualisht Kosova gjendet në vitin e tretë radhazi ku presidentja Vjosa Osmani, nuk e ka falur asnjë të burgosur. Në këtë institucion nga viti 2021 deri më sot, numri i kërkesave të parashtruara për falje nga ana e personave të dënuar është 469, sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK). Nga Zyra e Presidencës nuk kanë kthyer përgjigje se për cilat arsye nuk është aprovuar asnjëra kërkesë.

Numri i kërkesave të parashtruara për falje nga ana e personave të dënuar, prej vitit 2021 deri më sot, është 469. Shërbimi Korrektues i Kosovës, nga viti 2021 deri më sot, nuk ka pranuar Dekret nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës për falje të personave të dënuar”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së.

Ndërkaq, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ka thënë për ‘Ekonomia Online’, se presidentes Vjosa Osmani po i kalon mandati pa e përdorur të drejtën e saj kushtetuese, raportojnë mediat në Kosovë.

“Presidentes po i kalon afati pa falur asnjë të dënuar për të qenë më saktë këtë vit i patë falur dy të dënuar mirëpo paraprakisht ata kanë qenë të liruar nga paneli për lirim me kusht. Deri tani asnjë i burgosur nuk ka përfituar falje nga presidentja zakonisht ka deri në katërqind kërkesa dhe për ne është e papranueshme dhe jo normale që në mesin e pesë të burgosurve hiqeni për katër vite vijnë dy mijë kërkesa që të mos jetë një i vetëm që i plotëson kushtet për falje. Ne vlerësojmë që ka shumë të burgosur të dënuar të cilët i plotësojnë kushtet për falje pa rrezikuar situatën e sigurisë”, ka thënë Shala.

Ai ka shtuar se kjo përveç që është dekurajim për të burgosurit, ua vështirëson punën edhe Shërbimit Korrektues, drejtorëve dhe familjarëve të burgosurve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu