Premtim “bombastik” i Ahmetit: Shqipja zyrtare deri në Gjevgjeli

Takimet e para me banorët e Dologozhdës së Strugës, lideri i BDI-së z.Ali Ahmeti, bashkë me Shefin e Shtabit Qëndror, z.Bekim Neziri i nisën me vizitë në familjen e Komandat Strugës, Nuri Mazari. Gjatë kësaj vizite, kryetarin Ahmeti kishin dalur t’a takojnë dhe banorë të tjerë të Dologozhdës.

Kryetari i BDI-së, para banorëve të Dollogozhdës tha se partitë poltike maqedonase nuk mund të mbrojnë çështjen dhe interesat e shqiptarëve. LSDM e cila ka nisur të kërkojë votat e shqiptarëve, nuk e dallon asgjë nga VMRO-DPMNE-ja, “kur bëhet fjalë për çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe, të dy partitë e bllokut politik maqedonas, njëzëri thonë se çfarë ju duhet gjuha shqipe edhe në Strumicë? Por harrojnë se shqiptarëve gjithsesi se ju duhet shqipja edhe në Tetovë por edhe në Strumicë e Gjevgjeli. Ky mandatë është prej një rëndësie të veçantë, pasi për të qenë përballë kauzës shqiptare të duhet një fuqi e madhe, më vije keq që jemi ndarë në 5 parti! Edhe 5 dasma të bëhen për një ditë, nuk do të mund të mbledhim krushq e jo më të votojmë për 5 parti politike ne shqiptarët e Maqedonisë” u shpreh kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu gjatë qëndrimit të tij në konakun e familjes së Komandant Strugës, tha se partitë e posaformuara shqiptare kanë axhenda të panjohura dhe u duhet kohë që të dëshmojnë të kundërtën, “dikur me shpatë na kanë pushtuar, tani po na pushtojnë me para. Duhet sa më parë të bëhemi pjesë e NATO-së dhe të llogarisim vetëm Evropën si shpëtim për ne. Nuk kemi informata se kush dhe në në çfarë grupesh investon në këto hapësira. Ne si shqiptarë,ne si BDI që moti jemi përcatuar çfarë orientimi kemi, por disa grupe të caktuara, disa parti poltike opozitare si duket për punë parash, kanë shitur tashmë interesin kombëtar shqiptar”, u shpreh Ahmeti.

Ahmeti para banorëve të Dologozhdës dha edhe këtë porosi, “Shqiptarët duhet të jenë të bashkuar”, dhe nuk duhet të lejojnë që të përçahemi, pasi kështu do të dobësohet pozita e shqiptarëve në përgjithësi në nivel lokal e shtetëror.
“Nëse ka ndonjë forcë, kapital më i mir në këtë vend, është BDI pasi e gjithë PPD-ja u shkri tek ne, një pjesë e madhe e PDSH-së erdhi e aderoi në UÇK, një pjesë e madhe e LPK-së së Kosovës erdhi e ju bashkua UÇK-së sonë. Unë nuk kam hyrë në luftë për të marrë politikën në duar, por për të fituar gjithë shqiptarët në Maqedoni. Unë nuk turpërohem e të lë në gjysmë këtë proces që kemi nisur ne gjithë bashkë, nuk jam frikacak dhe këtë e kam dëshmuar. Unë kam pasur 8 mijë ushtarë gjatë luftës, por tash kam pran meje 18 mijë ‘ushtarë’ që punojnë për BDI-në, për të gjithë shqiptarët”, u shpreh Ahmeti.

Krerët e BDI-së para banorëve të Dollogozhdës thanë se kërkesa e Nikolla Gruevskit që ai duhet të fitoj 63 deputet dhe me këtë mos të lejojë që të kërcënohet e kushtëzohet nga BDI-ja, duhet të mobilizoj shqiptarët edhe më shumë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu