Kryeministri Rama ka bërë një premtim të bujshëm gjatë një takimi në Londër me emigrantë të në Angli. Asaj katagorie që janë atje me identitet tjetër, më saktë kossovar, u tha se do ndryshojë, pra t’u japë, me një nismë ligjore, identitetin real që kanë.
“Do të ndërmarrim një nismë ligjore për regjistrimin pa problem të të gjithë shqiptarëve që u regjistruan si kosovarë në Angli, dhe rikthimin e emrit tuaj, të nënës e babës”, tha i pari i qeverisjes.
Për pasojë, Rama shpreh se disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze dhe tjetër duan të kenë në çertifikatën e lindjes shqiptare.
“Disave prej jush edhe këtu në Britani i është dashur të fshehin identitetin e tyre. Disa të tjerë të bëjnë punë që nuk i kishin parë as në ëndrrën më të keqe kur morën rrugën këtej, ndërsa disa ende sot kalojnë vështirësi burokratike për regjistrimin e fëmijëve në Shqipëri, pasi tjetër emër kanë në pasaportën angleze dhe tjetër duan të kenë në certifikatën e lindjes shqiptare”, u shpreh Rama.
Ky i fundit vijon “Turin e Diasporës”, qartazi në kërkim të votës së emigrantëve, të cilët do votojnë për herë të parë për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri. /tesheshi.com