Premtimi për zgjedhjen e presidentit në Kuvend, Taravari: Pas hapjes së negociatave, duhet të hapim debatin për Kushtetutë të re

Arben Taravari nga VLEN sot u pyet për premtimin parazgjedhor që presidenti i shtetit në të ardhmen të zgjidhet në Kuvend, përcjell TV21. Taravari tha se mendon se pas fillimit të negociatave me BE-në, vendi duhet të hap debat për Kushtetutë të re.

“Pasi që t’i fillojmë negociatat realisht me BE-në, mendoj që është momenti që si shoqëri ta hapim debatin për një Kushtetutë të re, sepse vazhdoj të mendoj dhe insistoj që Maqedonisë realisht i duhet një Kushtetutë e re”, theksoi Taravari.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu