Presidenti bullgar: Gjendja në Maqedoni është alarmante

Presidenti bullgar, Ruman Radev sot me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk dhe Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini kanë folur për situatën në Maqedoni.

“Kam garanci se çështja e Maqedonisë do të vendoset shumë seriozisht dhe se pres që të mbështetet vizioni jonë se BE-ja duhet të ndihmojë në rindërtimin e dialogut mes partive dhe ndërmjet institucioneve. Kjo është më e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë në rajon”, theksoi Presidenti i Bullgarisë, i cili ka marrë pjesë në Këshillin e jashtëzakonshëm Evropian në Bruksel.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu