Presidenti R. T. Erdoan, tha se sistemi aktual global nuk mund të vazhdojë më. Duke folur në Konferencën e 12-të të Ambasadorëve në Kompleksin Presidencial, Presidenti Erdoan tha se këtë vit ambasadorëve krahas detyrave të zakonshme iu desh të luftonin edhe me epideminë e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19), e cila është kriza më e madhe shëndetësore e shekullit të fundit. Në këtë proces u pa se sa të dobët e kishin infrastrukturën shëndetësore vendet që në aspektin ekonomik janë shumë të fuqishme,- u shpreh Erdoan, ndërsa theksoi se Turqia dha një provim të suksesshëm në këtë periudhë.
Udhëheqësi turk gjithashtu nënvizoi se nuk është e mundur të vazhdojë të funksionojë në këtë mënyrë sistemi aktual global, i cili mbron të fortin në vend të atij që ka të drejtë, që mbroj një grusht pakice në vend të shumicës, të pasurit në vend të të varfërve.
Duke deklaruar se prirja e policentrizmit dhe rajonalizmit po fitojnë gjithnjë e më shumë rëndësi në marrëdhëniet ndërkombëtare, Presidenti Erdoğan tha:
“Ndodhemi në një udhëkryq, ku zinxhirët e furnizimit po ndahen sërish, qendrat e prodhimit dhe logjistikës po ripërcaktohen, ku po krijohen aleanca të reja rajonale dhe arena politike dhe ekonomike po riformësohet. Ne jemi të vendosur të mos i përjetojmë vendit dhe kombit tonë pendesa të reja. Ne jemi duke punuar me të gjitha forcat tona për ta bërë vendin tonë një nga vullnetet themeluese të epokës së re.”
Nëse sot në Libi kemi ngjallje të shpresës për një zgjidhje politike, një kontribut shumë serioz ka dhënë ndërhyrja në kohë e bërë këtu nga Turqia, u shpreh Erdoan dhe e vijoi kështu fjalën e tij drejtuar ambasadorëve:
“Ne nuk mund të pajtoheshim me injorimin e vendit tonë, i cili mbart barrën e të gjitha llojeve të zhvillimeve në Mesdheun Lindor, kur bëhet fjalë për burimet natyrore. Unë besoj se së shpejti do të marrim lajme të mira nga aktivitetet kërkimore në Mesdheun Lindor.”