Bota po përballet me një sfidë tronditëse për vendet e punës, ku si pasojë e pandemisë COVID-19 mbi një çerek miliardë njerëz pritet të humbin këto brenda këtij viti.
Kështu tha presidenti i Microsoftit, Brad Smith duke shtuar se miliona punëtorë duhet të mësojnë aftësi të reja për të gjetur vende të punës, apo për t’u përshtatur me aktualen, pasi sipas tij dixhitalizimi i ekonomive është duke ndryshuar, përcjell Telegrafi.
Microsoft kishe njoftuar për një plan që të ofroj trajnime për 25 milionë brenda këtij viti, të cilat do të ndihmojë në gjetjen e vendeve të punës.
Smith pranoi se shumë vende të punës do të janë përtej arritjes së rikualifikimit dixhital.
“Është e vërtetë që natyra e punës ndryshon shumë në të gjithë botën. Jo të gjitha punët mund të dixhitalizohen. Ne jetojmë në një botë të pabarazisë në internet – nëse nuk bëjmë diçka në lidhje me të, ne do t’i përkeqësojmë të gjitha pabarazitë e tjera. Kjo është një detyrë përtej çdo kompanie ose cilësdo qeverie”, tha Smith.
Microsoft pritet të dhurojë 20 milionë dollarë grante për organizatat jofitimprurëse lidhur me këtë program.
Sipas tij, përparimet në teknologji do të çojnë në një rritje të automatizmit dhe inteligjencës artificiale që pritet të shpejtojnë papunësinë.