Presidenti i Iranit Hassan Rouhani tha sot se zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë “zgjedhje në mes të keqes dhe më të keqes”, raporton Anadolu Agency (AA).
“Amerika pretendon se ka traditë 200-vjeçare demokratike, dhe se kanë patur 50 zgjedhje presidenciale, por në atë vend nuk ka moral”, tha Rouhani në fjalimin e tij para iranianëve në Arak.
Në fjalimin i cili u transmetua direkt nga televizioni iranian, Rouhani ka thënë se gjatë vizitës në SHBA, “kreu i atij vendi”, e ka pyetur se cilin prej kandidatëve për president do të mbështesë në zgjedhjet e nëntorit.
“Unë u përgjigja me një kundër pyetje, vallë të përcaktohem në mes të keqes dhe më të keqes, apo anasjelltas”, tha Rouhani.
Presidenti i Iranit gjithashtu tha se paraqitjet fyese dhe tallëse të kandidatëve presidencialë në debatet televizive tregojnë për mungesën e madhe të moralit në SHBA.
Zgjedhjet presidenciale në SHBA do të mbahen muajin e ardhshëm, kurse presidenti iranian Rouhani nuk ka saktësuar se kujt i drejtohet me epitetet “i keqi dhe më i keqi”, kandidates demokrate Hillary Clinton apo atij republikan Donald Tru