Patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë, Kiril, në ceremoninë solemne që u mbajt sot në tempullin “Hristos” në Moskë, presidentit Ivanov ia ndau çmimin “Shenjtëria e tij e Patriarkut të Moskës dhe në të gjithë Rusinë Aleksej i Dytë”, për vitin 2016, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këtë çmim e ndanë Fondacioni ndërkombëtar shoqëror për barazi të popullit ortodoks, për punë të shquar në forcimin e unitetit të ortodoksëve dhe promovimin e vlerave të krishterëve.
Gjatë qëndrimit të tij në Rusi, Ivanov pritet që nesër të takohet edhe me Vlladimir Putinin.