Presidenti i Koresë së Jugut ka deklaruar se do të heqë ligjin ushtarak, disa orë pasi parlamenti i vendit votoi për të bllokuar këtë masë.
Në një fjalim kombëtar, Yoon Suk Yeol tha se “e kam pranuar vendimin e marrë nga Asambleja Kombëtare për ta shfuqizuar dhe hequr ligjin ushtarak”.
Më herët, ai kishte njoftuar në mënyrë të papritur vendosjen e ligjit ushtarak, një veprim që shkaktoi zemërim në parlament – duke përfshirë anëtarë të partisë së tij në pushtet – nxiti protesta masive dhe ngjalli shqetësime të gjera ndërkombëtare.
Deputetët më pas shkuan në ndërtesën e parlamentit për të votuar kundër masës, duke e nxitur presidentin të tërhiqej zyrtarisht.
Tani duket se ai ka pranuar – pas presionit nga partia e tij për të hequr urdhrin, shkruan skynews.
Ndryshe, presidenti kishte deklaruar se ka informacione se vendi do të sulmohet nga fqinji, Koreja e Veriut.