Ndryshimet Kushtetuese duhet të realizohen dhe është në interes të Maqedonisë së Veriut që të kemi sukses në qëllimin e qartë dhe të përbashkët që vendi të bëhet pjesë e BE-së, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von Der Leyen gjatë vizitës së saj në Shkup.
Zyrtarja e lartë Evropiane tha se shpreson se të gjitha forcat politike në vend do të harmonizojnë qëndrimet e tyre rreth kësaj çështje, e cila do të afrojë Maqedoninë në dyert e hapura të BE-së, rrugëtim gjatë të cilit në çdo hap do të ketë mbështetjen e Bashkimit Evriopian. Gjatë fjalës së saj para mediave, presidentja e Komisionit Evropian vuri theksin edhe tek rëndësia që ka ndërtimi i Korridorit 8.
“Ndryshimet kushtetuese duhet të bëhen dhe për mua është e rëndësishme dhe sigurisht është në interest ë Maqedonisë së Veriut që të jemi të suksesshëm. Andaj,. Dua të rikonfirmoj dhe të ju siguroj se do të ju ndihmojmë në çdo hap para që të arrijmë qëllimin e përbashkët . Mund të mbështeteni te ne dhe për mua është e rëndësishme që të mos shohim shumë në të shkuarën, port ë shohim drejt të ardhmes dhe kapitullin e radhës dua ta shkruajmë sëbashku për të ardhme të përbashkët. 04”45 Kjo sigurisht përfshin edhe projektin e rëndësishëm të Korridorit 8 që lidh vendin tuaj me Shqipërinë dhe Bullgarinë Perëndimore me lindjen, përfshirë këtu edhe Korridorin 10.” – tha Ursula Fon Der Layen.
Kryeministri Hristjan Mickoski u pyet edhe rreth qëndrimit të BE-së ndaj idesë së Qeverisë që ndryshimet kushtetuese të bëhen tani, por të hyjnë në fuqi pasi vendi të jetë pjesë e BE-së, gjë që pushteti në vend e shikon si një garancë se Bulgaria nuk do të nxjerrë pengesa të tjera ndaj rrugës evropiane të vendit. Mickoski tha se Qeveria dhe BE kanë qëllime të përbshkëta, por pwrswriti edhe njwhwr se ai do të punojë që të mos shkelet krenaria dhe dinjiteti i qytetarëve.
“Prioriteti i parë I qytetarëve është që të jetojnë më mirë, të sundojë ligji, të arrihen reformat, vlerat evropiane të jenë pjesë e përditshmërisë tonë , porn ë të njëjtën kohë të ruhet krenaria, dinjiteti, të mos nënçmohen. Mendoj se nëse bëjmë një sinërgji të mirë të të gjitha këtyre që përmenda, do të arrijmë në qëllimin final që të jemi pjesë e Bashkimit Evropian sa më shpejt të jetë e mundur” – tha Mickoski.
Presidentja e Komisionit Evropian fillimisht realizoi takim tet-a-tet me kryeministrin Mickoski dhe më pas vijoi takim bilateral mes dy delegacioneve. Në agjendën e diplomats evropiane ishte edhe takimi me presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova.
Në kuadër të planit të BE-së për zhvillim të Ballkanit Perëndimorë qëllim për të cilin janë ndarë 6 milijard euro, Maqedonia e Veriut do të marrë 750 milion euro investime të reja. /tvklan.mk