Presidentja Siljanovska fali 7 të dënuar me rastin e festave të fundvitit

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova, me rastin e festave të fundvitit ka sjellë vendim për faljen e shtatë personave të dënuar, prej të cilëve njëri plotësisht, ndërsa gjashtë persona të tjerë lirohen pjesërisht nga vuajtja e mëtutjeshme e dënimit me burg.

Siç bën të ditur kabineti i presidentes, gjashtë persona të dënuar janë falur në kohëzgjatje prej tre muajsh, ndërsa një person tre muaj e katër ditë, gjë që tek ai ka sjellë lirimin e plotë nga vuajtja e dënimit me burg.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu