Pretendimi i aleatit të Putinit: Ukraina na gjuajti me raketa

Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko tha se Ukraina u përpoq të sulmonte objektet ushtarake në territorin bjellorus tre ditë më parë, por se ata kapën të gjitha raketat, raporton agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Lukashenko, i cili nuk dha prova për pretendimin, tha se Bjellorusia nuk dëshiron luftë me Ukrainën, por se do të luftojë nëse territori i saj sulmohet. Ushtria ukrainase nuk e komentoi menjëherë incidentin.

“Ata po na provokojnë. Më duhet t’ju them se tre ditë më parë, ndoshta një ditë më shumë, u tentua një sulm ndaj objekteve ushtarake në territorin e Bjellorusisë nga territori i Ukrainës”, njoftoi agjencia Belta në deklaratën e Lukashenkos.

Por, falë Zotit, sistemet kundërajrore Pancir arritën të kapnin të gjitha raketat e lëshuara nga forcat e armatosura ukrainase.

Lukashenko tha se njësitë bjelloruse nuk po marrin pjesë në atë që Moska e quan një “operacion special ushtarak” në Ukrainë.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe lejoi Moskën të përdorë territorin e saj për të dërguar trupa në Ukrainë më 24 shkurt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu