Prioritetet e Qeverisë në 100 ditshin e parë

Qeveria e re në krye me Zoran Zaev në 100 ditët e para të qeverisjes duhet të përqendrohet në eliminimin e gjuhës së urrejtës, nacionalizimit, në integrimin e shpejtë të Maqedonisë në strukturat euroatlantike, reformat në gjyqësi si dhe përmirësim të dukshëm të ekonomisë, ky është apeli i një pjese të analistëve në vend. Sipas Albert Hani, qeveria e re theks të veçantë duhet të vendos në raportet ndëretnike sepse të njëjtat gjithmonë janë keqpërdorur për qëllime politike.

Në 100-ditshin e ardhshëm pres që Qeveria të ketë prioritet dhe ti përkushtohet në lëmit që kanë qenë mangësi e madhe në qeverinë e kaluar, kryesisht rregullimin e drejtësisë, rregullimin e gjyqësisë, por po ashtu edhe përqendrim në politikën e jashtme si dhe në marrëdhëniet ndëretnike kryesisht në eliminimin e egocentrizmit dhe nacionalizmit që kanë qenë mekanizëm që në qeverinë e kaluar janë keqpërdorur për përftime politike – deklaroi Albert Hani, Ekspert për çështje politike.

Derisa eksperti për çështje politike Ljupço Ristovski pret që qeveria menjëherë të formojë Komision të veçantë që do të merret vetëm me përmbushjen e reformave të dala nga Raporti i Pribe-s, që dukshëm do të ndikoj në përmirësimin e demokracisë në vend.

Në situatën aktuale në plan të brendshëm rregullimi e sistemit politik është çështje esenciale dhe mjaft e rëndësishme, sepse bazat e sistemit politik janë të shkatërruar. Unë rekomandova që qeveria të formojë komision për reformat urgjente prioritare, e cila do të punoj sipas rekomandimeve të Pribe-së por jo vetëm me këtë, ai ekip i ekspertëve dhe profesionisteve nën ombrellën e kryeministrit dhe e dirigjuar prej ekipit të ekspertëve, do të bëjë analizë të plotë të gjendjes së sistemit politik, që të mund të ndërtojmë ne rend politik i cili me plotë kuptimin e fjalës do të jetë demokraci ashtu siç e kanë shtetet e zhvilluara perëndimore – tha Ljupço Ristovski, Ekspert për çështje politike.

Analistët vlerësojnë se nuk duhet të nënvlerësohet as problemi me çështjen e emrit që Maqedonia ka vite me radhë me Greqinë. Në këtë drejtim, sipas Ristovskit, kryeministri Zaev duhet të formojë ekip me profesionist të rangut më të lartë që ky problem me Greqinë të zgjidhet ditë më parë.

Blerim Ismaili


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu