‘Pritet të largohen 615 mijë shqiptarë’, presidenti Ilir Meta bën thirrjen e fortë: Koha për të ndalur projektin anti-kombëtar

Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi pas një raportit të OKB-së, që parashikon se nga Shqipëria do largohen edhe 615 mijë njerëz të tjerë.

Reagimi i Metës:

“Ndalimi i ritmeve dramatike të shpopullimit të Shqipërisë është sfida më e madhe që kërkon urgjentisht reflektim dhe zgjidhje konkrete.

Koha për të ndalur projektin antikombëtar të zhbërjes së Shqipërisë është tani! Plotësimi pa vonesë i 15 kushteve është harta e vetme e rrugës së Shqipërisë europiane! Të bashkohemi kundër shpopullimit dhe kthimit të shpresës! Shqipëri pa shqiptarë nuk mund të ketë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu