Produksioni do ta ndajë nga Jozi? Ja çfarë i tha Gerta Loredanës: “Ledioni mbylli lidhjen”

Ditën e djeshme, Joz Marku bëri një deklaratë në InstaStory, ku la të kuptohet se produksioni i Big Brother VIP Albania po mundohet ta ndajë atë nga Loredana. (Lexo këtu)

Të njëjtit mendim duket se i qëndron edhe Gerta Gixhari, ndonëse nuk është në dijeni për deklaratën e Jozit, pasi është e izoluar në shtëpi.

Gjatë një diskutimi, Gerta i ka treguar Loredanës se pamjet e klipit që u transmetuan primen e fundit përsa i përket intervistës së Jozit në Fan Club, kanë qenë një provokim, pasi momentet ishin prerë, duke lënë vend për dyshime.

“E di pse ishte provokim? Se ishte vetëm ajo fjali për Danjën. Pastaj Ledioni mbylli lidhjen me shtëpinë” thotë më tej Gerta.

Kujtojmë se Jozi dhe Loredana u njohën brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, dhe krijuan një raport të afërt me njëri-tjetrin që në ditët e para, duke zyrtarizuar më pas edhe romancën mes tyre me një puthje në buzë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu