Profesori Astrit Iseni nga Kumanova emërohet zv/ministër i MPB

Profesori universitar kumanovar, Astrit Iseni sot u emërua zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Prof.dr. Astrit Iseni ka diplomuar në Fakultetin Edukatës Fizike Sportit dhe Shëndetësisë dhe ka fituar titullin Doktor i Shkencave në Kinesiologji. Për momentin është profesor në Universitetin e Tetovës dhe në Fakultetin e Shkencave Bioteknike në Manastir.

Ai njihet edhe si aktivist i dalluar i sportit që ka dhënë kontribut në disa sporte si themelues shoqatash, klubesh dhe trajner./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu