Projekti për ndërtimin e hekurudhës Shqipëri-Maqedoni-Bulgari është përfunduar, i njëjti kushtoi 3.5 milionë euro, ndërsa po u gjetën mjetet e nevojshme për financimin e saj, qysh nesër mund të shpallet tenderi.
Udhëheqësi për bashkëpunim nga Delegacioni i BE-së Nikolla Bertolini tha se 60 milionë euro janë siguruar nga programi i BE-së, IPA 2, ndërsa 300 milionë të tjera duhet t’i gjejë ministri i transportit. Ai mes tjerash tha se e ardhmja e vendit është në BE, por infrastruktura hekurudhore është mjaftë keq në krahasim me BE-në.
Nga ana tjetër ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski tha se hekurudha pritet të fillojë me ndërtim nga viti 2021 dhe të mbarojë deri në vitin 2025.
Ai tha se fondet do t’i sigurojnë nëpërmjet huazimeve nga fondet ndërkombëtare, por ato do të bëhen së bashku me qeverinë Bullgare. I gjithë ndërtimi i hekurudhës do të kushtojë 350 milionë euro./InfoShqip.com