MPB-ja ka kapur krerët e një rrjeti të gjerë trafikimi me drogë që ka shitur në Maqedoni dhe jashtë kufijve, raporton SHENJA.
Siç njoftoi ministri i Brendshëm Mitko Çavkov, janë arrestuar gjashtë trafikues kryesisht nga Shkupi, dhe një është në arrati. Çavkov kujtoi se veprimet e tyre kanë qenë të ndihmuara nga një inspektor policie, prokuror, dhe një drejtor spitali të cilët janë kapur më herët në kuadër të aksionit “Rrjeti” i cili ka filluar më herët. Policia megjithatë do të vazhdojë të kërkojë të përfshirë të tjerë në këtë veprim. Ndaj 7 të dyshuarve të kapur dhe atij në arrati janë ngritur padi penale, ndërsa njëri prej organizatorëve tashmë është në paraburgim. Ministria e Brendshme ka bërë hetime për këtë grup prej vitit 2015 dhe gradualisht në momentin që ka siguruar prova ka arrestuar persona të caktuar.