“Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë?!”- nesër protestë në Shkup

Nesër në Shkup do të organizohet protestë qytetare kundër rikualifikimit të veprës në rastin e Almir Aliut.

Protesta më saktë do të mbahet te Ura e gurit në Shkup me fillim në ora 14, njofton Medial.mk.

Protesta mban moton: “Prokurorët vrasin Almirin për herë të dytë”, ndërsa ky hap vjen pasi pala e prokurorëve maqedonas kërkoi rikualifikimin e rastit si “aksident me pasojë vdekjen”, kurse pala shqiptare kërkon që për rastin të mbetet kualifikimi si vepër penale “vrasje”, ku akuzohet Boban Iliq.

Pas kësaj kanë reaguar edhe partitë politike shqiptare duke kundërshtuar rikualifikimin eventual të rastit të Almir Aliut ku thonë se një gjë e tillë, “do të pasqyronte gjendjen e mjerueshme të organeve të drejtësisë në Maqedoni”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu