Prokurori Special kërkon të marrë në pyetje Trupmin

Avokatët e Donald Trump po zhvillojnë negociata me hetuesit që duan të intervistojnë presidentin amerikan si pjesë e një hetimi të departamentit të drejtësisë. Gazeta “The Washington Post”, duke cituar një burim anonim pranë Trump, raporton se besohet që prokurori special Robert Mueller do të intervistojë Trumpin brenda disa javësh. Ekipi ligjor i Trump nuk i ka konfirmuar këto lajme, por në të shkuarën raportime të tilla mediatke, sidomos për presidencën Trump, kanë pasur tendencën të jenë të vërteta.

Robert Mueller, ish drejtor i FBI-së dhe tashmë prokuror i angazhuar enkas, po heton bashkëpunimin e mundshëm mes fushatës Trump dhe Rusisë. Tensioni mes Trump dhe Mueller është rritur jo pak qëkur hetuesit sollën akuzat e para ndaj disa ish anëtarëve të fushatës Trump. Sipas “Washington Post”, Mueller e përmendi së pari mundësinë për të intervistuar presidentin në fund të dhjetorit./InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu