Rasti me 13-vjeçaren nën kujdesin e shtëpisë “25 Maji” e cila i është nënshtruar abortit pasi mbeti shtatzënë pas abuzimit seksual tanimë një javë është në fokusin e opinionit.
Prokuroria Themelore Publike Shkup dje njoftoi se ka formuar lëndë pas njoftimeve me shkrim të dorëzuara nga MPB-ja, lidhur me rastin e minorenes së abuzuar nga “25 Maji” dhe se po kontrollohen informatat nga kallëzimet dhe për organizimin dhe punën në institucion.
Siç informojnë, është hapur dhe lëndë pas kallëzimit të dorëzuar penal nga ana e prindërve të vajzës, përmes avokatit, kundër personave të punësuar në Institucionin publik për Kujdesin e Fëmijëve me Probleme Edukativo-Arsimore dhe Sjellje Problematike – Shkup, ndërsa për vepra të kryera penale – “keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autorizimit” dhe “punë e pavetëdijshme në shërbim” nga Kodi Penal.
Alarmi për ndodhitë në institucionin “25 Maji” u ngrit javën e kaluar kur organizata joqeveritare Qendra Evropiane për të Drejtat e Romëve njoftoi se bonjakja 13-vjeçare e Shtëpisë i është nënshtruar abortit pasi ka mbetur shtatzënë pas abuzimit seksual.