Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hapur hetim kundër dy shtetasve të Republikës së Serbisë dhe pesë shtetasve të Maqedonisë të dyshuar për laboratorin e drogave sintetike të cilat janë zbuluar në një shtëpi në Tetovë.
Për 7 personat, Prokuroria ka kërkuar që gjykatësi i procedurës paraprake t’u shqiptojë masë paraburgimi prej 30 ditëve. Ata janë të dyshuar se kanë kryer vepër penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve nga neni 215 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penal./InfoShqip.com