Prokuroria Speciale sot në aksion, rastin “Fortesa 2” në gjykatë

Sot vazhdon procesi gjyqësor kundër ish eprorit të Drejtorisë së pestë në MPB, Goran Grujoski për rastin e Prokurorisë Speciale Publike i njohur si “Fortesa 2”.

Ai edhe gjashtë persona të tjerë të punësuar në arkivin e prokurorisë publike akuzohen se kanë shkatërruar dokumente zyrtare të policisë së fshehtë.

Gjykata në seancën e kaluar ka kërkuar nga Prokuroria Speciale të siguroj leje nga DKS që të shfrytëzoj faktet që janë të klasifikuara.

Ekipi i Katica Janevës ka informuar se ka marrë përgjigje nga policia e fshehtë, por nuk ka treguar se cila ka qenë përgjigja.

Ata kanë thënë se do t’ia dorëzojnë gjykatësit që ai të vendos nëse do të heq prefiksin “të fshehtë” dhe do të shfrytëzohen në procesin gjyqësor.

Kjo ishte akt-akuza e parë e iniciuar nga Prokuroria Speciale Publike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu