Promotheu i shtrirë e i përgjakur, u ngrit në këmbë

Dhe gjaku u derdh. Hijenat me turinj të ngjyer me ketë gjak, si ngadhnjimtarë, që menduan se ishin, u kthyen te porositësit e vet për të marrë shpërblimin për veprën më të shëmtuar antishqiptare e antinjerëzore. E enjtja e zezë, dita që përgjaku mermerin e ftohte të Parlamentit, do mbahet mend ndër gjenerata dhe do bëhet pjesë e historisë shqiptare, si vazhdim i sakrificave për mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe shkrimit të saj, që gjatë historisë u përgjak shumë herë.

Gjaku i derdhur i Zijadin Selës që e njomi edhe dyshemenë e Parlamentit të Maqedonisë, në të ardhmen do shërbejë si vijë e kuqe deri ku mund të lëvizin këto hijena, që tani më janë bindur se nuk ka fuqi që mund ta pëbuzë këtë gjuhë, ta nënçmojë atë dhe ta kufizojë përdorimin e saj . Dhe hijenat u kthyen për të marrë trofetë, të bindur se deputeti Zijadin Sela, i larë në gjak, mbeti i vdekur.

Por jo, ai u ngrit si Prometheu, i vetëdishëm se i duhet popullit të vet, i duhet ardhmërisë së këtij shteti, sapo të dalë nga terri i tunelit që nuk i dukej drita deri atë ditë, kur hijenat u vësulën ta vrasin lirinë, t’i thonë JO gjuhës sonë, t’i thonë JO votës shqiptare. Ky Promethe i ditëve tona, ashtu, i larë në gjakun e flijimit, dhe i shtrirë i vetmuar te këmbët e hijenave, u ngrit në këmbë shumë shpejt për të qëndruar vertkalisht, i vetëdishëm se në të ardhmen jo fortë të largët, gjaku që u derdh do i mbajë fortë muret e Kalasë së shqiptarizmit edhe në këto hapësira.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu