Promovohen 22 libra në katër edicione

Ministria e Kulturës sot i promovoi 22 libra të katër edicioneve: “Betejat dhe luftërat më të njohura në historinë botërore”, “Autobiografi, biografi dhe memoare të personaliteteve të njohura botërore të më shumë sferave shoqërore”, “Përkthimi i realizimeve të rëndësishme nga sfera e sportit dhe jetës së shëndetshme” dhe titujt e parë të përkthyer të edicionit “Më e mira nga arkitektura botërore, piktura, skulptura, dizajni dhe ornamentika”.

Ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska në promovim theksoi se katër edicionet lidhen me një sërë projektesh kapitale nga sfera e letërsisë dhe botimit të cilat janë realizuar viteve të kaluara dhe me to, siç tha, demonstrohen qartë angazhimet e Qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës për t’u ngritur niveli i kulturës së përgjithshme intelektuale në vend.

“Jame  bindur se edicionet do të ndikojnë në procesin edukativ dhe arsimor në shtetin tonë veçanërisht tek gjeneratat e reja, të cilët janë në prag të përcaktimit të tyre profesional të mëtejmë dhe të cilët përmes kulturës, shkencës dhe arsimit duhet të identifikohen dhe të ndërtojnë relacione të fuqishme me mjediset e tjera zhvillimore”, tha Kançeska-Milevska.

Në edicionin për memoare të eprsonaliteteve të njohura janë publikuar biografi për operisten Maria Kalas, për nobelsitin indian për letërsi Rabindranat Tagore, si dhe autobiografitë e Darvinit, Anshtajnit, Teodor Ruzvelt.

Titujt e rinj të edicionit “Në botën e sportit dhe jetës së shëndetshme”, kanë të bëjnë me menaxhmentin e sportit, filozofisë së sportit dhe zbatimit të tij në praktikë.

Në promovim mori pjesë edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili deklaroi se është i kënaqur nga projekti kapital për përkthimin e librave të më shumë edicioneve u realizua sipas dinamikës dhe planit.

kult

kult1


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu