Protesta para gjykatës themelore Shkupi 1(FOTO)

Para gjyktës themelore Shkupi 1 kanë dalë për të protestuar një numër i familjarëve të cilët akuzohen për dhunën e 27 prillit në kuvend, njofton InfoShqip.

Protestuesit kërkojnë nga presidenti Ivanov që të përdorë të drjetën e tij për të falë këta të akuzuar.

Ndryshe, në gjykatën themelore Shkupi 1 sot ka vazhduar mbajtja e seancave kundër të akuzuarve të deritanishëm për thyerjen dhe hyrjen me dhunë në shtëpinë ligjvënëse, si dhe për dhunën e ushtruar ndaj deputetëve, punëtorëve të kuvendit si dhe gazetarëve. /InfoShqip.com

 

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu