Protestë e festë para Qeverisë, rrezik për incidente!

Pas marrjes së mandatit nga ana e Zoran Zaev, jo zyrtarisht mësohet se simpatizantët e kësaj partie do të mblidhen sonte para qeverisë për të festuar. Një gjë të tillë nuk e kanë konfirmuar nga LSDM, por informatat tona njoftojnë se eventi do të jetë jozyrtar dhe spontan dhe i njëjti do të fillojë në ora 18:00 , njofton InfoShqip.

Nga ana tjetër, sonte është paralajmëruar edhe një protestë nga ora 17:00, gjithashtu para qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Protesta organizohet nga qytetarët e pakënaqur me dhënien e mandatit nga ana e presidentit Ivanov, ndërsa nuk dihet ende agjenda e protestës. Duke patur parasysh dhunën e përdorur nga protestuesit më 27 prill, eksizton mundësia e eskalimit të situatës. / InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu