Protestuesit e dëbuan nga rezidenca, presidenti i Sri Lankës do të dorëhiqet në 13 korrik

Presidenti i Sri Lankës, Gotabaya Rajapaksa ka thënë se do të japë dorëheqjen më 13 korrik pas protestave që tronditën vendin sot.

Kryetari i parlamentit Mahinda Yapa Abeyëardena thotë se ai ishte informuar nga presidenti për qëllimin e tij për t’u larguar.

Vendimi vjen pasi rezidenca zyrtare e Rajapaksa u sulmua sot nga protestuesit që kërkonin dorëheqjen e tij pas muajsh trazirash për krizën ekonomike të Sri Lankës.

Shtëpia private e kryeministrit Ranil Wickremesinghe u dogj më vonë nga protestuesit vetëm disa orë pasi ai tha se do të jepte dorëheqjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu