Edhe pas një ore familjarët e komandant Shqiponjës dhe protestues të shumtë po vazhdojnë të mbajnë të bllokuar rrugën që çon tek lokali ku sonte kishte planifikuar tubim BDI me kryetarin e saj Ali Ahmeti. Protestuesit kanë akuzuar dhe kanë kërkuar që Ali Ahmeti s’ka çka kërkon më në Kumanovë. Pamjet e tilla tregojnë revoltën e madhe të protestuesve. “Ali Ahmeti ska çka kërkon në Kumanovë, na vrau e na burgosi djemtë tanë”, theksuan familjarët e komandantit të vrarë Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja. Mes tyre ishin edhe familjarët e Rexhail Qerimit, ish-ushtari i UÇK-së, i dënuar me burg të përjetshëm, por edhe familjarë të tjerë, përfshirë veteran të UÇK-së.