“Provat se është dhunuar nga Fero”, avokati i Arbenitës: Nuk është e vërtetë

Situata mes reperit Fero dhe modeles Arbenita Ismajli ka shkuar së fundmi në mënyrë të pashmangshme drejt gjyqit.

Ish-partnerët fillimisht pritet që të thirren nga autoritetet e drejtësisë për vendimin që do të merret për reperin, i cili akuzohet për dhunë dhe këncënim ndaj modeles. Më pas bëhet e ditur se ata do të përballen për kujdestarinë e vajzës së tyre, Ninës.

Lidhur me këtë çështje që ka bërë bujë menjëherë në media ka folur avokati i Arbenitës, Arianit Koci, i cili ka pohuar se modelja ndihet e kërcënuar nga ish-bashkëshorti i saj.

Sipas Arbenitës ajo ka pësuar dhunë fizike dhe psikologjike. Kjo nuk është hera e parë. Ne i kemi dorëzuar në prokurori të gjitha provat. Arbenita ka kërkuar edhe një masë mbrojtëse. Nuk mund të jap më shumë detaje sepse prokuroria është në hetim të çështjes. Sidoqoftë ajo i ka ndarë rrugët me Feron, sipas saj.

Të gjitha hapat e nevojshëm për të realizuar këtë ndarje po i bëjmë gati. Tani në fokus është siguria e Arbenitës, pasi ajo ndihet e kërcënuar. Nuk është e vërtetë që vajza është molla e sherrit. Arbenita është dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, por jo për shkak të vajzës. Sipas saj ata kanë pasur probleme edhe më herët”, tha avokati për “Prive”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu