Pse aeroplanat e udhëtarëve kanë kryesisht ngjyrë të bardhë?

Sigurisht ndonjëherë këni udhëtuar me aeroplan të kompanive të ndryshme si p.sh.  “Easy Jet”, “Ryanair”, “Swissair”, “Lufthanza”, etj, dhe e keni vërejtur logon e tyre dhe mbishkrimin, që zakonisht janë shënuar në bazën e bardhë të aeroplanit…

Ndonjëherë aeroplanët kanë edhe ngjyrë tjetër, por gari 99% të gjithë aeroplanëve të udhëtarëve mbretëron ngjyra e bardhë. Ka shumë arsye pse ndodhë kështu, por arsye kryesore është e natyrës së sigurisë së udhëtarëve.
Sigurisht ndonjëherë këni udhëtuar me aeroplan të kompanive të ndryshme si p.sh. “Easy Jet”, “Ryanair”, “Sëissair”, “Lufthanza”, etj, dhe e keni vërejtur  logon e tyre dhe mbishkrimin, që zakonisht janë shënuar në bazën e bardhë të aeroplanit. Në të vërtetë, në bazën e bardhë më lehtë vërehen plasaritjet, rrjedhja e vajit dhe të gjithë problemet tjera që mund të paraqiten nëse aeroplani nuk është në gjendje të rregullt dhe më së shpejti mund të zgjidhet dhe të mënjanohet-riparohet defekti.

Poashtu, ngjyra e bardhë në mënyrë më të mirë dhe më efikase I reziston dritës dhe rrezeve të  nxehtësisë, që në maqsë të madhe zvogëlon nxemjen e aeroplanit. Krahas këtyre gjërave, ngjyra e bardhë më lehtë vërehet në ajër në raste të kohës dhe motit të keq. Pos kësaj, ngjyra e bardhëë është ngjyra e vetme që nuk zbehet.

Natyrisht se ekzistojnë edhe shkaqe ekonomike sepse ngjyrosja e aeroplanave është process i gjatë dhe relativisht i shtrenjtë në krahasim me ngjyrën e bardhë. Për të ngjyrosur një aeroplan zakonisht nevojitet një kohëzgjatje prej 2-3 javë, varësisht nga buxheti me të cilin disponon kompania.

Hulumtimet kanë treguar e dëshmuar se aeroplanat e ngjyrosur me ngjyrë tjetër është shumë vështirë të shiten në tregun e aeroplanëve, ndaj edhe kjo është një nga arsyet pse aeroplanët e udhëtarëve kryesisht ngjyrosen me ngjyrë të bardhë. (INA)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu