Pse bebet duhet patjetër të flenë në dhomë me prindërit?

Për të paktën 6 muajt e parë të jetës foshnjat duhet të flenë patjetër në të njëjtën dhomë me prindërit e tyre, por jo në të njëjtin krevat. Kjo thuhet në një raport të publikuar së fundmi nga Akademia Amerikane e Pediatrisë.

Akademia sugjeron se fëmijët duhet të flenë në një vend të veçantë, pranë prindërve dhe veç kësaj ata nuk duhet të vihen për të fjetur në një sipërfaqe të butë si kolltuk apo divan. Foshnjat duhet të flenë në krevatin e tyre. Sipas akademisë, e mira do të ishte që deri në 1 vjeç fëmijët të flenë në një dhomë me prindërit.

 Kjo i mbron fëmijët nga rreziku i sindromës së vdekjes së papritur foshnjore, i njohur ndryshe si SIDS, por edhe nga forma të tjera të vdekjes së foshnjave, si mbytja ose asfiksia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu