“Big Brother Radio” Live nga shtëpia është rikthyer sërish në Top Albania Radio këtë të diel për herë të fundit me një episod maratonë nga ora 15:00 deri në 18:00 për këtë edicion. Jonida Aliçkolli dhe Elona Duro janë dy moderatoret që sot intervistuan 4 finalistët e Big Brother Vip Albania, Laert Vasilin, Rozana Radin, Gjestin dhe Egli Takon.
Një prej intervistave shumë interesante dhe me nota humori, ishte ajo mes Elonës dhe Gjestit, ku banori na zbuloi shumë detaje që nuk i kishim ditur më parë dhe një anë tjetër të karakterit të tij.
Pyetja, që të gjithë dëshirojmë ta dimë, është se pse Gjesti e quan veten Kingi. Banori është përgjigjur:
Kingi është veç një fjalë që e kam të përditshme edhe jashtë, nuk është mendjemadhësi, është shaka…
Elona: Çfarë note do t’i vendosje, ti Gjest, këtij rrugëtimi në “Big Brother”?
Gjesti: 100! Nuk e kam besuar kurrë! Full paranoja, full stres, shumë mendime në kokë, nuk e kam besuar kurrë që mund të arrij…
Elona: A e ke menduar finalen kur erdhe në fillim?
Gjesti: Ka qenë ëndrra ime më e madhe që kam kërkuar gjithë jetën, akoma s’më besohet që jam këtu. S’e kam besuar asnjëherë që unë jam ky, e di që jam pak a shumë natyrë e fortë dhe e durueshme, por jo kaq shumë
Më pas banori ka shprehur se si ka qenë marrëdhënia e tij me Rozana Radin dhe si do të vazhdojë.
Pa marrë parasysh se çfarë ka ndodhur këtu, unë të gjitha i lë anash. Thjesht me u pajtu me njëri-tjetrin… Me Rozanën jam kënaqur brenda, edhe unë me të kam qëndruar se ka pasur energji