“Pse i ngacmon vajzat kur je fetar?” Burimi zihet ‘ngushtë’ nga pyetja

Gjatë darkës së të nominuarve në shtëpinë më të ndjekur, konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, u vu përballë kritikave për sjelljen e tij ndaj vajzave në lojë. Një prej banorëve e pyeti drejtpërdrejt:

“Pse mendon se është në rregull t’i ngacmosh të gjitha vajzat, sidomos duke qenë një person me besim fetar?”

Burimi iu përgjigj me sinqeritet, duke theksuar se ngacmimet e tij nuk kanë pasur qëllim të keq:

“Unë jam fetar, por njëkohësisht jam edhe person që pëlqen humorin. Ndoshta ndonjëherë e teproj me ngacmime, por nuk kam dashur asnjëherë të lëndoj askënd. Mbase nuk e kam kuptuar kufijtë e vajzave dhe e pranoj që ndoshta kam shkuar më larg se ç’duhet.”

Ai gjithashtu shtoi se do të jetë më i kujdesshëm në të ardhmen:

“Besoj që herëve të tjera do të jem më i matur dhe do t’i respektoj kufijtë e tyre.”

Lidhur me besimin e tij, Burimi u shpreh se feja është pjesë e rëndësishme e jetës së tij, por nuk ka ardhur në këtë lojë për ta shfaqur atë:

“Fenë e besoj për veten dhe jam shumë i kënaqur me këtë. Nuk jam këtu për të treguar sa fetar jam, por për të shfaqur Burimin e vërtetë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu