Dje përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, Bilall Kasami me një delegacion, kanë realizuar takim me komisarin për zgjerim dhe politik fqinjësore Johanes Hahn, dhe me tre eurodeputetët Ivo Vajgëll, Eduard Kukan, Knut Flenkeshtajn.
Madje Han ka postuar një foto nga takimi në rrjetin social twitter, duke shtuar se “është e nevojshme formimi i Qeverisë së re dhe për këtë nuk ka kohë për humbje”.
Është interesante se përse Johanes Han ka postuar vetëm fotografinë me përfaqësuesit e Lëvizjes BESA, komentuesit thonë se mos vallë kjo është sinjal se BESA është një parti e pastërt, pasi ka patur konsistencë në qëndrimet e saj, prandaj takimi i realizuar me të parët me to dhe është postuar në Twitter nga Han.