Pse ka rritje të të infektuarve me COVID-19 në SHBA, tregon eksperti amerikan

Njerëzit në shumë pjesë të Shteteve të Bashkuara po lëvizin më shumë tani sesa në fillim të pandemisë.

Kjo nuk është mirë, tha mjeku Christopher Murray, drejtor i Instituti Health Metrics and Evaluation (IHME) at në Universitetin e Uashingtonit, i cili publikon parashikime të rregullta në lidhje me pandeminë e coronavirusit.

Më shumë lëvizje do të thotë më shumë përhapje të virusit.

“Nëse i shikoni të dhënat e lëvizshmërisë të mbledhura nga celularët në shumë pjesë të vendit, ne jemi pothuajse përsëri në nivelet e lëvizjes para-COVID-19, kështu që ne thjesht nuk jemi aq të kujdesshëm sa njerëzit e vendeve të tjera”, tha Murray për CNN.

Murray tha se kur rastet fillojnë të zbresin, njerëzit kanë tendencë të fillojnë të bashkëveprojnë më shumë, e cila rezulton me rritjen e rasteve me COVID-19.

IHME publikoi një model të enjten që parashikon afër 300 mijë vdekje në SHBA nga coronavirusi deri më 1 dhjetor.

Modeli llogariti që nëse 95 për qind e njerëzve në Amerikë do të mbanin maska, ai numër mund të ulet në 228.227 vdekje, duke shpëtuar më shumë se 66 mijë jetë.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar mbi 4.9 milionë raste gjersa kanë ndërruar jetë mbi 161 persona.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu