Pse mungoi Ali Ahmeti në Tiranë? Artan Grubi e tregon arsyen

Shefi i kabinetit të Ali Ahmetit, Artan Grubi ka konfirmuar për gazetën KOHA se takimi është dashur të mbahet të martën pasdite, mirëpo për shkak të angazhimeve të Ahmetit, ky i fundit nuk ka udhëtuar drejt Tiranës.

“Tentativa është nesër (e mërkurë) megjithatë akoma e pakonfirmuar ngase ne jemi ekstremisht të zënë”, ka thënë Grubi. Ndryshe, në këtë takim, Rama do të mundohet të gjejë mundësinë që katër liderët shqiptarë të paraqiten me një Program të përbashkët para mandatarit të ardhshëm maqedonas për formimin e Qeverisë.

Megjithëse askush nga partitë politike shqiptare në Maqedoni nuk kanë pranuar të flasin se cila do të jetë tema kryesore e takimit – një gjë është e sigurt: Tirana zyrtare ka vendosur të tregojë qasje të re më serioze të Shqipërisë ndaj subjekteve në Maqedoni, sidomos pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, shkruan “Koha” e Shkupit.

Paraprakisht gjatë ditës së sotme portali Zhurnal shkroi se nga Kryeministria në Tiranë kanë demantuar se janë thirrur liderët e partive shqiptare të Maqedonisë. Ndërkohë burime partiake paralajmëronin takime me kryeministrin shqiptar, ndërsa së fundmi doli lajmi edhe se Ziadin Sela veçmë ëhstë takuar me të./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu