Mbrëmë Televizioni Sitel ka publikuar video ekskluzive nëpërmjet së cilës ata deshën që të mbrojnë ndihmës ministrin për Punë dhe Politikë Sociale, Dime Spasov, ku shihej se ai ndiqej nga dikush. Në video, sipas Sitel, Spasov ndiqej nga ”kriminelë shqiptarë” por e vërteta flet ndryshe: Spasov ndiqej nga policia e cila e kishte paralajmëruar ndihmës ministrin që të ndalojë por ai i kishte injoruar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Për këtë, duhet të ngrihen dyshime rreth projektit të Qeverisë së Maqedonisë për siguri të venbanimeve që e quajtën ”Qytet i sigurtë” ku paralajmërohej se nëpër të gjithë rrugët e qyteteve dhe nëpër rrugët jashtë qyteteve do të vëndohen kamera të cilat do të largojnë dilemat për aksidente rrugore dhe do të jenë si dëshmi të forta. Ky projekt u prezentua më 7 maj të vitit 2012.
Rasti ”Monstra”
Prej atëherë ka ndodhur rasti ”Monstra” për të cilën u dënuan shqiptarë pa fakte vizuele që duhej t’i siguronin këto kamera që duhej të ishin në qarkoren rreth Shkupit, ku edhe ndodhi ky rast, afër liqenit të Smillkovcit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Rasti ndodhi, u vranë pesë persona por nuk u zbulua kush e kreu vrasjen dhe u akuzuan shqiptarë por ka dyshime rreth vërtetësisë së akuzave.
Atëherë, ish-ministrja e MPB-së Gordana Jankullovska, tha ”Për fat të keq kamerat e sigurisë nuk kanë funksionuar dhe nuk mund të kemi ndihmën e këtyre mjeteve si fakte”.
Në ”bombat” e opozitës në bisedë në mes Gordana Jankullovska dhe Sasho Mijallkov dëgjohej edhe ky problem, ku Jankullovska i tha Mijallkovit se mediave ju ka thënë se nuk ka materiale të inçizuara edhe pse më herët kanë thënë se do të hapin një qendër ku do të kontrollojnë të gjithë kamerat e rrugëvë të qyteteve dhe rrugëve jashtë qyteteve.
Përveç rastit ”Monstra” sistemi ”Qytete të sigurta” nuk ka kapur aksidentin e gazetarit Nikolla Mlladenov (27 mars 2013) dhe vrasjen e aktivistit Martin Neshkovski (5 qershor 2011)./Telegrafi/