Pse po çahet Toka nëpër botë?!

Një fenomën i rrallë po ndodhë kohëve të fundit në disa vende të ndryshme të botës që ka të bëjë më çarjen e Tokës transmeton Faktiditor.ch.Se përse ndodhë kjo më shumë e dijnë ekspertët që merren me studime të tilla por kjo njëherit përbën edhe një dicka të jashtëzakonshme dhe të paparë deri tani.

Një fenomen i këtij lloji kohë më parë ndodhi edhe në zonën e Afrikës ku pas shirave të dendura dhe aktiviteteve sizmike , toka është ndarë më dysh në Rripin e Madh të Kenias duke hapur një gropë që është më shumë se 50 metra e thellë dhe më shumë se 50 metra e gjerë në Narok.

Gjeologët thonë se carja e tokës tregon se pas rreth 50 milionë vjetëve, kontinenti afrikan do të ndahet në dy pjesë me pllakën tektonike somaliane, e cila mbulon Luginën e Rripit të Madh – që del nga zemra e Afrikës në Mozambik – duke u shkëputur nga pllaka Nubian.

Të përkujtojmë se javët e fundit të çara të mëdha të Tokës kanë ndodhur në rajone të ndryshme përfshirë Kenian, Peru,Arabia Saudite,Kroacia në zonën e Ballkanit dhe së fundmi në Kuinslend,Australi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu