Pse po shtrenjtohet nafta?

Nga: Shenoll Muharremi

Gati €1.5/l ish ba sot kur shkova pompë të derivateve. Dihet që oferta dhe kërkesa e përcaktojnë çmimin e tregut, por pasiqë e importojmë këtë e përcakton tregu global. Çka po ndodhë? Lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar dhe nuk po i shifet fundi. Përderisa ka luftë ka pasiguri. Gjatë dimrit kërkesa rritet në treg global për shkak të temperaturave të ulta dhe nevojës për ngrohje. Nëse vendet që prodhojnë nuk e rrisin prodhimin krahas rritjes së kërkesës, çmimet rriten.

Tregjet globale i faturojnë çmimet dhe trendet në avans. Tash para shtatorit furnizuesit global mesiguti fillojnë me rritë numrin e blerjeve me këtë çmim që me magazionu për dimër, ku shitet me çmim më të lartë. Përderisa po rritet kërkesa e oferta po mbetet e njejt, çmimi po rritet.

Nëse nuk rritet outputi global, mesiguri çmimi gjatë muajve të ardhshëm do të rritet ende. Pak herët me hyp €1.5 çmimi tek ne, por nuk isha çuditë nëse shkon deri €1.7-€1.8 gjatë muajve nentorë-janar. Shpresojmë që vendet prodhuese merren vesh dhe e rrisin prodhimin global, kjo e kishte balancuar tregun dhe çmimet nuk kishin hypyr mëtutje. Përndryshe kjo pastaj ka efekt zingjiror në ekonomi dhe ndikon në çmimet e produkteve tjera, fatkeqësisht.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu