Pse Siljanovska nuk emëroi asnjë shqiptar në Agjencinë e Zbulimit?

Pse presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova nuk emëroi asnjë shqiptar në postet udhëheqëse të Agjencisë për Zbulim, pse u emërua Ivana Stojanovska si zëvendës – drejtor edhe pse nuk kishte përvojën e duhur për këtë post dhe a ka mundësi që të shqyrtohet vendimi?

Për këto pyetje, TV21 u drejtua në Kabinetin e shefes së shtetit, por nuk mori përgjigje thelbësore.

Nuk mori përgjigje se pse asnjë shqiptar nuk u emërua në pozitat udhëheqëse të Agjencisë për Zbulim, as se a do të shqyrtohen emërimet, duke e ditur edhe se ky vendim ngjalli reagime në publik.

Nga Siljanovska zgjodhën të përgjigjen vetëm për pjesën e Stojanovskës, duke u arsyetuar se emërimi i saj është bërë në bazë të kritereve dhe se e njëjta posedon arsimimin dhe përvojën e duhur për të qenë zëvendës – drejtor në Agjencinë për Zbulim.

“Presidentja Siljanovska Davkova e emëroi Ivana Stojanovskën në përputhje me kushtet për emërim të zëvendës drejtorit të Agjencisë për Zbulim të cilat parashihen me Ligjin për Agjencinë për Zbulim.

Ivana Stojanovska i plotëson kushtet ligjore të paraprara, se ka më së paku dhjetë vjet përvojë pune në fushën e sigurisë, në mbrojtje dhe në politikën e jashtme, prej të cilave pesë vjet në vend udhëheqës në Agjenci, kurse ka gjithsej 18 vjet përvojë në fushë.

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova të drejtat e saja dhe detyrimet si president i Republikës i kryen në bazë dhe në kuadër të Kushtetutës dhe ligjeve, veçanërisht duke u udhëhequr nga interesat nacionale maqedonase”, qëndron mes tjerash në përgjigjen e Kabinetit të Siljanovskës.

Kujtojmë se si drejtor i Agjencisë për Zbulim është emëruar Gabriella Jakovlleva, ndërkaq si zëvendës drejtor Ivana Stojanovska./TV21


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu