Prokuroria Speciale Publike njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka dorëzuar kërkesë në Gjykatë Themelore Shkup 1, lidhur me hetimet për rastin “Tenderë”, me të cilin propozohet që të caktohen masa kujdesi për dy persona të dyshuar, shkruan Gazeta Lajm. Me këtë kërkesë kërkohet nga Gjykata që të dyshuarit të paraqiten në gjykatë njëherë në javë-çdo të martë në ora 10.
Njëkohësisht, për dy personat e dyshuar është kërkuar caktimi i masës së kujdesit t’u merret pasaporta, për shkak të ekzistimit të rrethanave që tregojnë rrezik nga arratisja.
Marrim vesh se bëhet fjalë për një ministër/e në koalicionin VMRO-BDI.