PSP: Gjykatësi që Taleskin e nxori nga arresti shtëpiak, nuk ka pasur të drejt ligjore për këtë gjë

Prokuroria Speciale Publike sot informoi se ka dërguar një ankesë për ndërprerjen e arrestit shtëpiak të kryetarit të Komunës së Manastirit, Vladimir Taleski, ndërsa arsyeja për këtë është ajo që ka marr pjesë një gjykatës që është dashur të përjashtohet, pasi që tashmë njëherë ai ka vendosur në lëndën e njëjtë, transmeton T.S.
“Konkretisht, ashtu si është rregulluar me ligj, dhe me qëllim të sigurimit të paanshmërisë së gjykatësit, gjykatësi i njëjtë nuk guxon që të vendos nëse tashmë ka vendosur në sjelljen e vendimit në gjykatën më të ulët ose ka marr pjesë në sjelljen e vendimit që është zhvlerësuar me ankesë. Gjegjësisht, gjykatësi konkret tashmë ka formuar një mendim personal në lidhje me paraburgimin e të dyshuarit që padyshim tregon për anshmërinë e tij”, sqaruan nga PSP.
Në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit në Shkup me të cilën është ndërprerë arrestimi i Taleskit dhe iu është caktuar masa e kujdesit, kjo Prokurori Publike nuk ka të drejt ankese.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu