Prokuroria Speciale në konferencë për shtyp paralajmëroi hapjen e 17 akt-akuzave të reja ku të dyshuar janë 94 persona. Specialja u pyet nëse në mesin e të akuzuarve ka funksionar të BDI-së, ndërsa ajo u përgjigj që Jo. Ky veprim ka habitur edhe vet krerët e BDI-së. Kujtojmë se kohë më parë lideri i kësaj partie Ali Ahmeti pati deklaruar se “në BDI nuk janë të gjithë engjëj dhe ka të atillë që nuk kanë punuar mirë”.
E pritshme ka qenë që emri i ndonjë funksionari të BDI-së të gjendet në listën e të akuzuarve. Megjithatë nuk u pa asnjë emër. Përnjëherë të gjithë funksionarët e BDI-së që për 10 vite kanë bashkqeverisur me VMRO-DPMNE u amnistuan nga Katica Janeva.