Prokuroria Speciale Publike sot e dërgoi një kërkesë për përjashtimin e gjykatëses Lidija Petrovska, e cila ka vepruar ndaj aktakuzave të PSP-së për prishjen e dëshmive në DSK, pasi që, ekzistojnë rrethana që kanë nxitur dyshime në pa anshmërinë e saj në sjelljen e vendimeve, nga arsye se e njëjta gjykatëse po paraqitet në përmbajtjen e bisedave të përgjuara.
Gjykata Themelore Shkupi 1 dje njoftoi se i ka kthyer dëshmitë e dërguara nga Prokuroria Speciale Publike për këtë akuzë me arsyetimin se nuk është dërguar një akt për de klasifikimin e dëshmive, për shkak të së cilës nuk mund që të vlerësoje për bazën e akuzës.
Gjykatësja Lidija Petrovska përmendet në bisedën midis gjykatëses Safija Lalicic dhe ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, në të cilin thuhet se Petrovska vendin e ka fituar me blerjen e dhuratave nga brendi svarovski për kryetaren e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova.
Menjëherë pas publikimit të bombës, Nedelkova thoshte se ajo nuk ka marr dhurata nga askush, e sidomos kristale svarovski, duke thënë se më shumë i dua florinjtë.