PSP më në fund pas tre ditëve filloi t’i merr materialet nga DSK

Pas tre ditëve kujdestarie të prokurorëve specialë të Maqedonisë në Drejtorinë për Sigurim dhe Kundërzbulim në tentim për ti marrë materialet e duhura me urdhër gjyqësor, sot më në fund ka filluar marrja e tyre, pas shumë pengesave nga DSK-ja dhe Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.mk

Prokurorja speciale, Lençe Ristevska sapo lajmëroi që Institucionet në fjalë sapo kanë nisur ti zbatojnë urdhëresat e Gjykatës Themelore Shkupi 1, gjegjësisht PSP ata ka nisur ti merr materialet e duhura.

“Filluam ti marrim dokumentet që na duhen, presim brenda disa orëve të mbarojmë. Kryesisht, jemi duke i marrë gjërat që na duhen, për të dyja urdhëresat nga Gjykata. Të dhënat e tjera ku nevojitet eksperti i huaj presim ti marrim nga ai. Ai është nga Eriksoni dhe do na ndihmojë në pjesën teknike. Kur ta kemi analizën gati se çfarë kemi marrë, do ta dimë se a kanë shkatërruar ndonjë material” tha prokurorja speciale, Lençe Ristevska./Portalb.mk


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu