Një ekip i Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka hyrë sot në objektin e Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim (DSK) për të kryer veprime hetimore në lidhje me punën e kësaj drejtorie të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Për këtë qëllim, PSP-ja ka arritur të sigurojë një urdheresë nga gjykata, por mesa duket nga DSK-ja nuk janë të gatshëm për bashkëpunim. Në një status në faqen oficiale në “facebook” para pak minuta nga PSP bëjnë me dije se kanë hasur në obstruksione nga të punësuarit në DSK.
“Pas bashkëpunimit fillestar, hasëm në pengesa në mbledhjen e provave. Bëhet fjalë për informata shumë të rëndësishme për hetimin tonë dhe do të qëndrojmë në DSK tërë natën nëse është e nevojshme” shkruajnë nga PSP, transmeton Zhurnal, duke shtuar se në hapësirat e DSK-së kanë ardhur edhe drejtori i Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov dhe zëvendësministri Oliver Andonov, që të dy kuadro të VMRO-DPMNE-së.