Publikohen pamje nga dasma e Lori Hoxhës dhe Vis Bajraktarit

Dasma më e përfolur e vitit padiskutim që ka qenë ajo e presidentes së Top Medias, Lori Hoxha me biznesmenin e njohur Vis Bajraktari. Të pakta ka qenë detajet që janë zbuluar nga ajo dasmë madhështore por mesa duket asgjë nuk mbetet sekret përgjithmonë.

Në disa pamje të bëra publike shihet sesi “Sheraton” ishte transformuar për të kurorëzuar dashurinë disavjeçare të Lorit dhe Visit.

Ajo çfarë ka dominuar ë gjithë sallën kanë qenë trëndafilat ngjyrë rozë e ëmbël dhe lulet e bardha. Një ndriçim i lehtë dhe romantik, qirinj në tavolina dhe një kartolinë minimaliste me mbishkrimin “Lori & Visi” kanë krijuar magjinë e asaj nate të mrekullueshme.

Kujtojmë që Lori dhe Visi kanë një histori të gjatë dashurie që ka filluar që në bankat e shkollës. Prej shumë kohësh askush nga të dy nuk kanë bërë publike asnjë detaj nga jeta personale.

Pak kohë më parë ka qenë stilisti i famshëm Valdrin Sahiti i cili “guxoi” të publikonte një foto të Lori Hoxhës nga ceremonia. Çifti ka qenë tepër specifik në njoftimin e tyre teksa u ikshte kërkuar të gjithë të ftuarve që asnjë video apo foto të mos dilte jashtë dyerve të “Sheraton”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu