1160 raste të reja me virus korona janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, nga gjithsej 2864 teste të bëra. Duke përfshirë shifrat e sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka mbërritur në 58 608.
Ministria e Shëndetësisë informoi për 30 viktima, të moshës nga 38 deri 84 vjeç. Numri më i lartë i tyre është regjistruar në Shkup, përkatësisht 9 dhe Manastir 6. Që nga fillimi i pandemisë numri I viktimave ka arritur në 1630. I lartë është edhe numri i të shëruarve.
1094 persona I janë shtuar listës ku qëndrojnë emrat e atyre ë kanë fituar betejën me këtë virus, duke e uar numrin e përgjithshëm në 36064. Numri i rasteve aktive 20 914. Numri më I lartë I rasteve aktive regjistrohet në kryeqytet, përkatësisht 10039.